×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së i reagon Hotit: Nuk do të ndalemi Avdullah, do t’i publikojmë të gjitha skandalet

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 12:21

    Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Mefail Bajqinovci ka paralajmëruar kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, se partia e Albin Kurtit nuk do të ndalet së publikuari skandalet e ekzekutivit.


    “Ne nuk do ndalemi Avdullah. Do t’a publikojmë çdo skandal tuajin si kryeministër, e në të njëjtën kohë po e tenton t’a mashtrosh popullin”, është shprehur ai.

    Ky reagim i Bajqinovcit vjen pasi kryeministri Hoti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka një qëndrim ekstremist të skajshëm për sa i përket interesave politike.

    Postim i plotë:

    Avdullah Hotit kur po ia publikojmë skandalet e tij dhe hajnitë e bashkpartiakëve, po na quan të dhunshëm. Është normale kjo gjuhë e tij, me të cilën po mundohet ta mbrojë veten e tij.

    Ne nuk do ndalemi Avdullah. Do t’a publikojmë çdo skandal tuajin si kryeministër, e në të njëjtën kohë po e tenton t’a mashtrosh popullin.

    Hallin e ke te skandalet që po t’i publikojmë, nëse është dhunē verbale skandali i dy milionëshit apo vjedhja arkês në AVUK si dhe vendimet e tua skandaloze atëherë ne qenkemi me të vërtetē të “dhunshëm”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!