×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së i reagon Thaçit: Edhe shoferi i vëllait tënd është kapur me drogë

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 16:44

    Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci është përfshirë në përplasjen e presidentit Hashim Thaçi, me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.


    Bajqinovci duke iu referuar akuzave të Thaçit se familjarë të Albulena Haxhiut kontrollojnë një laborator droge, ka thënë se edhe shoferi i vëllait të Thaçit është kapur me drogë.

    Bajqinovci ka thënë se edhe dhoma e dëshmive në polici është vjedhur po ashtu sa ishte Thaçi kryeministër, shkruan Reporteri.

    “Po harron që shoferi i vëllaut të Hashimit është kap më 113 kilogramë heroinë, poashtu edhe dhoma e dëshmive në polici është vjedhur në kohën kur Hashimi ishte kryeministër.
    Janë vjedhur dosje dhe dêshmi të ndryshe, 627kg heroinë, 3828.50 euro, 520 rupi indiane, 6.500.000 lira turke,5.000 lej rumune, 950 lekë shqiptare dhe një qese e zezë e madhësisë 70×35 cm, me të cilën besohet që janë bartur gjësendet.

    Persona përgjegjës për dhomën e dëshmive sot janë prapë në hierarki të policisë”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!