Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ka akuzuar qeverinë për vdekjen e qytetarëve nga COVID-19, sipas tij, kjo për shkak të masave të kota.
“Njerëzit po vdesin nga COVID-19 dhe nuk deklarohen si të tillë, ju vazhdoni të mashtroni por e vërteta është e qartë, vdekjet po vijnë nga masat e kota”, tha Uka.
Ai më tutje tha se Qeveria Hoti ka rrezikuar qytetarët dhe nuk u ka ofruar siguri atyre.
“I keni rrezikuar qytetarët ,pandemia do të përfundojë e ju nuk do të përuroni spitalin anti-covid të cilët e keni premtuar, e keni sjellë vaksinën e gripit sezonal 2 muaj me vonesë. Me pazotësinë tuaj ju e keni sëmurë shëndetësinë, e keni rrënuar ekonominë, por masa më e mirë që mund të merrni kundër COVID-19, është dorëheqja juaj”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.