×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Në vitin 2022, priten lëvizje prej tri shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën

    Reporteri
    14 Dhjetor 2021 | 9:09

    Gazmend Gjyshinca, deputet i Vetëvendosjes, njëherësh anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme, ka thënë se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës në vitin e ardhshëm.

    “Planifikojmë që gjatë vitit tjetër të anëtarësohemi, pra e kemi hartuar planin për anëtarësim. Në 2022-tën do të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka thënë Gjyshinca.

    Ai tha se e kanë prioritet anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe sigurimin e njohjeve nga vendet që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

    Gjyshinca po ashtu tha se gjatë vitit të ardhshëm pritet të ketë lëvizje për njohjen e Kosovës nga tri prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën.

    “Njohjet e reja vijnë si prioritet i jashtëzakonshëm. Po punojmë ngushtë me shtetet mos-njohëse, pritet që në vitin që po hyjmë të kemi lëvizje prej tri nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njoftë Kosovën”, ka thënë ai në Klan.

    Sipas Gjyshincës, Kosova pas një kohe të gjatë ka një politikë të jashtme të unifikuar.

    “Blerja e ambasadave në vende të caktuar është mesazh i qartë se jemi atje për të qëndruar, se politika e jashtme është prioritet për ne”, ka shtuar ai.

    Ai po ashtu tha se kanë bërë reformim të brendshëm të Ministrisë së Jashtme dhe të Diasporës dhe sipas tij ky reformim i brendshëm po jep efektet e para.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!