×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Nga Kushtetuesja presim vendim të drejtë që do të na çojë në zgjedhje

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 20:57

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka folur për mundësinë që kjo parti të pranojë çfarëdo vendimi që del nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi.


    Çeku në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LVV pret nga Kushtetuesja një vendim të drejtë dhe që nuk lë hapësira për manovrime.

    “Presim një vendim që bazohet në ato që shkruhen në Kushtetutën e Kosovës dhe një vendim që nuk është në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të Kosovës që tashmë janë shprehur me votë për ndryshimin e pritur një kohë të gjatë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se pas këtij “vendimi të drejtë” presin të shkojnë në zgjedhje sa më parë që të jetë e mundur.

    “Interpretimi ynë është që Kushtetuta pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit nuk parasheh asnjë alternativë tjetër pos shkuarjes në zgjedhje”.

    Ai thotë se besojnë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do të veprojnë me përgjegjësi.

    “Ne nuk mund ta pranojmë nëse Gjykata Kushtetuese përzihet në kompetencat e Kuvendit të Kosovës duke amendamentuar Kushtetutën pasi kjo është një përgjegjësi që u takon deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ne pajtohemi që kjo nuk është përgjegjësi e Kushtetueses dhe besoj se e kemi të drejtën për ta kritikuar një gabim që mund ta bëjë Gjykata Kushtetuese në këtë rast”, tha ndër të tjera Hajrulla Çeku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!