Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, ka thënë për opozitën se asnjëherë nuk kërkuan nga Serbia kërkim falje për krimet e luftës.
Kështu u shpreh ai nëpërmjet një postimi në Facebook, gjersa shtoi se ata asnjëherë nuk kërkuan kthimin e të pagjeturve, asnjëherë nuk kërkuan drejtësi për mijëra të dhunuara e të dhunuar gjatë luftës.
“Asnjëherë nuk kërkuan kompensimin e dëmeve të luftës. Votuan Gjykatën Speciale! Ofendojnë e dhunojnë Kuvendin. Askush nuk beson në ju. Kauzat tuaja e veprimet tuaja janë të rreme. Ju nuk jeni vetëm turpi por edhe fatkeqësia e vendit”, shkroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.