Mefail Bajqinovci, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me anë të një postimi të bërë në Facebook ka dhënë sinjale se është shumë afër që të arrihet marrëveshja me LDK-në.
Takimet ndërmjet VV-së dhe LDK-së po vazhdojnë, ku deri tash ekziston vetëm një marrëveshje, ajo që do të takohen sërish nesër, shkruan Reporteri.net
Por, Mefail Bajqinovci, deputeti i VV-së me anë të një postimi në Facebook ka dhënë sinjale që koalicioni me LDK-në është afër.
“Ditë të mira po vijnë për Kosovën,” shkruan Bajqinovci në Facebook.
Ndryshe, sipas burimeve të Gazetës Online “Reporteri.net” nesër pritet që të ketë takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës me fillim nga ora 14:00. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.