×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Deputeti i VV-së pasi Reporteri publikoi sondazhin e UBO-s: “Janë ba dhe opozita”

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 17:36

    Sipas matjeve të fundit nga “UBO Consulting”, i siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Online Reporteri.net, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje renditet në vend të parë me 49.6 për qind.

    Lidhur me këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci i cili ka thënë se nga ky sondazh opozita janë bërë “dhe”.

    “Sondazhi për muajin qershor ka dalur, janë ba “dhe” opozita por edhe disa analistë”, ka shkruar Bajqinovci në një status në Facebook.

    Nga ky sondazh i kryer për periudhën 3 deri 15 qershor nga “Ubo Consulting”, Partia Demokratike e Kosovës del të jetë në vend të dytë me 17 për qind të votave.

    LDK-ja radhitet e treta me 15.5 për qind, duke shënuar kështu rënie, krahasuar me sondazhin paraprak të “UBO Consulting” që kishte 16 për qind. AAK dhe NISMA kanë qenë surpriza e këtij sondazhi duke shënuar rritje në 8.6 për qind, 1.7për qind më shumë se sa në mars kur kishin rezultuar me 6.9 për qind të mbështetjes.

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!