×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Situata është jashtë kontrollit, qeveria s’po di të menaxhojë me pandeminë

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 17:56

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, thotë se Qeveria Hoti, siç e quan ai ilegale e ka humbur tërësisht toruan dhe nuk e ka idenë se çfarë të bëjë me pandeminë.


    Bulliqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo qeveri po i diskriminon vazhdimisht qytetarët përkundër që shumë qytetarë po kanë simptoma të virusit, ata nuk po arrijnë të testohen e disa të tjerëve ju mundësohet nga disa herë të testohen, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Qeveria ilegale e ka humbur tërësisht toruan nuk i’a kanë idenë se çfarë duhet bërë në këtë situatë me pandeminë, kjo qeveri po i diskriminon vazhdimisht qytetarët përkundër që shumë qytetarë po kanë simptoma të virusit, ata nuk po arrijnë të testohen e disa të tjerëve ju mundësohet nga disa herë të testohen.

    Mjekët dhe infermierët tanë po infektohen përditë e më shumë për shkak të mjeteve të dobëta mbrojtëse, ndërsa në anën tjetër na flasin për masa të jashtëzakonshme si formë shantazhi ndaj qytetarëve.

    Kështu jemi në situatë kur udhëhiqemi nga një qeveri pa imunitet dhe kundër vullnetit popullor, këtë keqmenaxhim të situatës po e vuajnë qytetarët e vendit.

    Situata është jashtë kontrolli, veprimet e qeverisë janë veprime ad-hoc pa analizë shkencore dhe nën presion.

    Andaj qytetarë të dashur, ju lutem për kujdes maksimal dhe t’i respektojmë rekomandimet e IKSHPK-së, duke e ruajtur njëri-tjetrin.

    https://www.facebook.com/shpejtim.bulliqi/posts/4542397822498643

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!