Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Haki Abazi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka quajtur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën oligarkë pasi që po ua dorëzon Shqipërinë mini-Schengen-it të Vuçiqit.
Abazi ka vlerësuar se kjo po bëhet për ta realizuar ndarjen dhe izolimin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Olig-Rama është fatkeqësia e Shqiptarëve, është termeti njerëzor që po i tund themelet e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohën kur zhvillimi dhe drejtimi i rrugëtimit tonë duhet të kishte vetem një destinacion. Rruga për Berlin, Bruksel, Londër dhe Washington DC nuk kalon nëpër Beograd. Fillimisht Rama ju dorëzoi Shqipërinë oligarkëve dhe tani po ja dorëzon mini-Schengen-it të Vuçic për ta realizuar ndarjen dhe izolimin e Kosovës, atë që Thaçi deshi ta bëjë por nuk u lejua. Kujt i kanë borxh ndarjen e Kosovës? Pse po i ngutet Ramës kaq fort ashtu siq i ngutej Thaçit dikur! Ekziston vetem një Schengen dhe asnjë tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.