×
  • Lajme
  • Lajme / DPT te Fidani

    Deputeti i VV-së thotë se Kosova ka blerë nga një anti-tank “Javelin” për çdo tank të Serbisë

    Reporteri
    11 Janar 2024 | 23:51

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur për blerjen e anti-tankëve “Javelin”.  Ai ka thënë se Kosova ka blerë nga një anti-tank “Javelin” për çdo tank të Serbisë.

    Muja u shpreh se meritat për blerjen e armëve i takojnë Qeverisë Kurti dhe jo ish-pushtetarëve.

    “Kjo meritë si te dronat si te anti-tanket është e kësaj qeveria sepse ata i kanë pasur disa kufizime. Një “Javelin” kushton rreth 178 mijë dollarrë dhe 200 “Javelina” , aq sa ka tenka Serbia kushtojnë diku 70-80 milionë dollarë. Unë besoj që po, Serbia i ka diku 240 tanke qaq.”, tha ai në DPT te Fidani.

    Ai tha se Kosova nuk e do një konflikt në Ballkanin përendimor, por sipas tij rendi biotëror është në kaos dhe në raste të tilla duhet bërë përgatitje.

    “Unë besoj se Serbia për ne përbënë rrezik, e kanë manifestuar edhe në rastin e Banjskës. Tash ata blejnë anti-raktorë rusë, e dronë kinez. Shpezimet e tyre në ushtri i kalojnë shpenzimet e kohës së Millosheviqit që ka qenë më i larti.”, tha Muja.

    Sipas tij Serbia po armatoset shumë dhe klasa politike duhet të mbajë përgjegjësi.

    Ai tha se armatosja e Kosovës shërben për paqe, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Muja tha se “Javelin” është treguar shumë efikas në Ukrainë dhe është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e tankeve ruse.

    ” Kosova ka adoptuar në doktrinën e saj një çasje asimetrike që nënkupton që për invazion për raste të tankeve edhe mjetet e tjera ushtarake që i kanosen Kosovës, adoptohet ‘Javelin’, po supozoj mund të ketë edhe sisteme të tjera. E du që ka oasur një përqëndrim për siguri me një prioreitet të lartë”, tha Muja .

    Muja foli edhe për veriun e Kosovës, ku tha se aty tashmë sundon shteti i Kosovës.

    Muja tha se Vuçiq i ka adoptuar metodat e presidentit rus Vladimir Putin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!