Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë të martën se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama “ka treguar guxim”, duke i dhënë leje Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) që ta ndërtojë xhaminë në qendër të kryeqytetit.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se leja për ndërtimin e xhamisë ka munguar gjatë qeverive të kaluara lokale në Prishtinë.
“Lajm shumë i mirë dhënia e lejes ndërtimore për Xhaminë qendrore në Prishtinë. Përveç tjerash ka qenë nevojë e domosdoshme për kryerjen e obligimeve fetare. Përgëzoj kryetarin e Prishtinës për “GUXIMIN” e dhënies së lejes ndërtimore të munguar kaq gjatë nga pushtetet e kaluara”, ka shkruar ai.
Përndryshe, BIK-u të martën e ka falënderuar Përparim Ramën për lejen e xhamisë.
Në komunikatën e Bashkësisë Islame thuhet se tash asgjë më nuk e pengon ndërtimin e xhamisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.