×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së thotë se Zemaj nuk ka guxim të dorëhiqet, kërkon shkarkimin e tij

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 12:06

    Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.


    Kjo pas zhvillimeve të fundit që kanë ndodhur.

    Deputeti i kësaj partie, Hajrulla Ceku ka shkruar në Facebook se Zemaj duhet të shkarkohet.

    Mirëpo, sipas tij, nuk mund të pritet dorëheqje nga Zemaj, pasi që dorëheqja është akt moral.

    “Edhe sa njerëz duhet të vdesin që të shkarkohet Armend Zemaj? Dorëheqje nuk mund të presim prej tij, sepse dorëheqja është akt moral”, ka shkruar ai.

    https://www.facebook.com/ceku.hajrulla/posts/883038128873440

    Ndërkohë, për në orën 13:00, Zemaj ka paralajmëruar konferencë për media.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!