×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV’së: Kurti Kryeministër, Mustafa President, Osmani Kryeparlamentare

    Reporteri
    06 Dhjetor 2019 | 19:50

    Gjashtë ditë pasi Haki Abazi i ishte bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, ai kishte propozuar që Isa Mustafa të jetë President i Kosovës.


    Abazi, që tashmë është certifikuar nga KQZ-ja si deputet i ardhshëm i partisë së Albin Kurtit, më 26 gusht të këtij viti, në facebook ishte deklaruar që shefi i tij të jetë Kryeministër i vendit.

    Ndërsa, në të njëjtin postim, ai postin e presidentit ia kishte ‘rezervuar’ Isa Mustafës, shkruan Reporteri.net.

    Madje, Haki Abazi partnerit të mundshëm të partisë së tij, ia kishte ndarë edhe pozitën e kryeparlamentarit.

    Ai thoshte se LDK-ja duhet ta marrë këtë pozitë për t’a zgjedhur Vjosa Osmanin në krye të saj, por edhe në krye të partisë.

    “Isa Mustafa President
    Albin Kurti- Kryeministër
    Vjosa Osmani- Kryetare e LDK dhe Kryeparlamentare”, kishte shkruar Abazi në facbook më 26 gusht 2019, derisa në VV kishte aderuar 6 ditë më herët, më 20 gusht 2019.
    Postimi i tij vazhdon të jetë publik në profilin e tij në facebook.

    Ndërkohë që pikërisht pozita e Presidentit duket se ka luhatur mundësinë që VV-ja si fituese e zgjedhjeve dhe LDK-ja si partia e dytë e dalë nga votimet e 6 tetorit të arrijnë një marrëveshje të mundshme për bashkëqeverisje.

    LDK-ja insiston që posti i Presidentit t’i takojë kësaj paritë, derisa VV-ja nuk do që kjo pozitë shtetërore të përfshihet në marrëveshje për koalicion paszgjedhor. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!