×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti serb e thotë hapur: Kosova nuk është Serbi

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 14:28

    Kryetari i Lidhjes së Social-Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, në një intervistë për gazetën Blic të Serbisë, ka deklaruar se Kosova nuk është pjesë e Serbisë, dhe se këtë realitet Serbia duhet ta pranojë në mënyrë që të zgjidhej përfundimisht problemi.


    Ai shtoi se duke e njohur Kosovën, “neve na shtohen garancitë ndërkombëtare se interesat kulturore dhe ekonomike të Serbisë në Kosovë do të jenë të mbrojtura, e mbi të gjitha të përcaktuara”, transmeton Express.

    “Kosova nuk është Serbi, por një vend ku jetojnë disa njerëz që kanë njësi të plotë shtetërore” tha Çanak.

    Çanak, i cili është nga Vojvodina, e jo shpesh herë ka kërkuar më shumë autonomi për krahinën veriore të Serbisë, ka thënë se edhe Vojvodina duhet të zhvillohet duke e pasur pasurinë e vetë, e jo të ardhurat e saj të menaxhohen nga “disa zyra në Beograd”.

    Ai gjithashtu tha se ka bashkëpunim të ngushtë me liderët e opozitës, por më së shumti bashkëpunon me liberalin, Çedomir Jovanoviq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!