×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti serb: Vuçiç bëri çfarë i përshtatet Kurtit, momenti i së vërtetës po i afrohet

    Reporteri
    29 Dhjetor 2022 | 12:13
    Deputeti opozitar serb, Vladeta Jankoviç

    Deputeti opozitar, Vladeta Jankoviç, e ka akuzuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, se “ka luajtur gabimisht” që nga fillimi e deri në fund, prej tërheqjes së “pamatur” të serbëve nga institucionet e Kosovës në pjesën veriore e deri te vendosja/heqja e barrikadave, raportoi televizioni N1, përcjell Reporteri.net.

    Deklarimet e Aleksandar Vuçiç se “po lufton për Kosovën”, Jankoviç i përktheu në “po lufton për ta mbajtur veten në pushtet”, derisa veprimet që nga tërheqja e institucioneve i ka quajtur si “të përshtatshme për [Kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurtin”.

    “Serbët e gjorë vendosën t’i besojnë Vuçiçit dhe çdo herë u bëhet keq e më keq. Provuan të marrin disa shpjegime 24 orët e fundit, por rranë në rrafsh në fund. Sepse ai po bën gjënë e tij, dhe është i zënë në çyshe dhe s’mund të bëjë gjë tjetër”.

    “E kuptoj atë, kur vjen dhe shtriet se është i dëshpëruar dhe që s’dorëzohet para presionit, por realiteti është se ai po lëshohet pak nga pak dhe ai momenti i së vërtetës po afrohet”, ka thënë Jankoviç, përcjell Reporteri.net.

    Në lidhje me formimin e Asociacioni të Komunave me shumicë serbe ai tha se është “fiksion” që nga Marrëveshja e Brukselit ndonëse thotë se “diçka do të bëhet”, e cila, sipas tij, “do të jetë shumë larg idesë së autonomisë”.

    Mes tjerash ai foli edhe për proklaimet se gjoja do të ketë luftë, për çka tha se “për sa kohë NATO është aty, s’bëhet fjalë për luftë”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!