×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti shqiptar i parlamentit të Cyrihut për sulmin ndaj Valon Sylës: TURP, TURP, TURP

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 13:23

    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Cyrihut, Përparim Avdili ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.


    Avdili ka thënë se ata që e kanë sulmuar Sylën me sa duket nuk paskan mësuar asgjë nga vlerat perëndimore.

    Sipas tij, janë të turpshme edhe reagimet në Facebook, nga disa që i gëzohen këtij sulmi.

    “TURP TURP TURP
    Si duket ai qyqar qe e ka sulmu gazetarin Valon Syla ne Diaspore asgje nga vlerat perendimore te fjales se lire nuk paska mesu. Edhe me te turpshme jane reagimet e shumekujt ne Facbeook qe i gezohet ketij sulmi dhe nuk sheh me larg se deri te hunda. Si shoqeri jemi te deshtuar nese fjala e lire, sa do qe prekese per dike, te kundershtohet me sulme fizike”, ka shkruar ai.

    Gazetari, Valon Syla është sulmuar gjatë ditës në Prishtinë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!