Slavko Simiq, deputet i Kuvendit të Kosovës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.
Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Simiq, deputet i Listës Serbe dyshohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ai dyshohet se gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K. në vitin 2023 në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët.
“I pandehuri S.S., dyshohet se me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët, dhe me këtë ka kryer veprën penale për të cilën është intervistuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.”, është thënë në njoftim.
Njoftimi:
Intervistohet si i pandehur një deputet i Kuvendit të Kosovës për sulmet ndaj gazetarëve në vitin 2023 në Leposaviq
Mitrovicë, 11 prill 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se i është marrë deklarata në cilësinë e të pandehurit personit me iniciale S.S., deputet i posa zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I pandehuri S.S., dyshohet se me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, ka dhënë urdhër që të sulmohen gazetarët, dhe me këtë ka kryer veprën penale për të cilën është intervistuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.