×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetit Fetah Rudi askush nuk po ia krijon kushtet për të hyrë në Kuvend, kështu e bartin dy persona shkallëve

    Reporteri
    10 Korrik 2020 | 13:54

    Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi, është ankuar pasi që e ka të vështirë të qaset në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.


    Ai përmes fotografive që ka publikuar shihet duke u bartur shkallëve nga kati në kat nga dy persona.

    “Kur kanë kaluar më shumë se 7 muaj që nga dhënia e betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, vetëm kështu mund të hyj në sallën e Kuvendit!”, është shprehur ai.

    Ai thotë se me të njëjtin problem ishte ballafaquar edhe më parë.

    “Me një problem të tillë jam ballafaquar edhe për 13 vite sa isha pjesë e Kuvendit Komunal ne Malishevë. Por asnjëherë nuk jam ndalur, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve. Institucionet e Kosovës e kanë obligim dhe duhet të punojnë që të krijohet infrastruktura e duhur për personat me aftësi të kufizuara”, ka shkruar Rudi.

    https://www.facebook.com/FetahRudiLDK/posts/309531777093446

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!