×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së i thotë Vetëvendosjes: Profesori iu la me “gishta në gojë”

    Reporteri
    01 Shtator 2019 | 20:47

    Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka thënë se keqqeverisja e PAN-it e ka varfëruar qytetarin, duke ia humbur shpresën se ndonjëherë do të bëhet mirë në këtë vend.


    Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila thotë se ikja e qytetarëve ka ndodhur gjatë qeverisjes së Isa Mustafa, të cilën VV e quan profesor.
    Ajo ndërkaq thotë se VV e sulmoi pronën e Mustafës, dhe më pas harroi gjithçka, dhe ju përul verbërisht për të ardhur në pushtet, shkruan Reporteri.net.

    “Sa për t’ia rikujtuar znj Fatmire të VV !
    Ikja e 150 000 qytetarëve ka ndodhur pikërisht gjatë qeverisjes së Isa Mustafës “ profesorit të ditëve të fundit” të cilit ia sulmuat edhe pronën e familjen ndërsa për rreth një vit me radhë iu përulet verbërisht , me të vetmin qëllim;ardhjen në pushtet dha katandisjen e vendit me metodat që vetëm ju i dini. Por profesori iu la me “gishta në gojë” përderisa nuk ju ka mbetur gjë tjetër përveçse të merreni me sajime të tilla të paqëndrueshme, njëjtë siç është i paqëndrueshëm edhe kursi juaj politik”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    Ajo më tej thotë se Haradinaj do të jetë kryeministër edhe pas 6 qershorit.

    “Sa për dijeninë e zonjës Kollçaku, Qeveria Haradinaj do të vazhdoj punën edhe pas 6 tetorit për të realizuar projekte akoma më të mëdha dhe vendime dinjitoze në fuqizimin e shtetit të Kosovës 100%”, ka shkruar ajo. /Reporteri.net./.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!