Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministrit, Blerim Sallahu pasi thanë se ka pasur shkelje që ka evidentuar MD-ja lidhur me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.
Sallahu tha se rasti ka të bëjë me dhënien në shfrytëzim të një prone të Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë të kundërligjshme, në një zonë urbane në hyrje të qytetit të Vushtrrisë.
Lidhur me këtë kontratë, ai përmendi edhe ish-ministrin e Drejtësisë, Selim Selimin, ndaj të cilës ka reaguar Kadrijaj.
Deputetja e AAK-së i tha Haxhiut e Sallahut që nëse dëshironi ta shkarkoni drejtorin e burgjeve Nehat Thaçi, vetëm sepse iu ka thënë shefi dhe nuk është i VV-së, atëherë shkarkojeni.
“Albulenë dhe Blerim, ju lutem pyetni familjarët tuaj nëpër burgje se çfarë menaxheri ka qenë ministri Selim Selimi dhe drejtori i burgjeve gjatë pak muajve të qeverisjes. Nëse vërtetë doni ta shkarkoni drejtorin sepse ashtu ju ka thënë shefi, sepse nuk është i VV-së, atëherë shkarkojeni”, tha Kadrijaj.
Megjithëkëtë ajo thotë s se nuk duhet të fyhen e të ofendohen njerëz me kredibilitet e profesionalizëm, siç ajo e cilëson Selim Selimin.
“Por mos provoni t’i fyeni e ofendoni njerëz me kredibilitet e profesionalizëm siç është ministri Selimi”, shkroi ajo në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.