Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi i ka kërkuar ministrit të Brendshëm Agim Veliu, që të bëjë pagesën prej 300 euro shtesë për të gjithë policët e Kosovës.
Gjatë interpelancës së Veliut në Kuvendin e Kosovës, Kadaj- Bujupi,ka thënë se Policia e Kosovës së bashku me personelin shëndetësor, kanë qenë në vijën e parë në luftimin e pandemisë.
“Policia e Kosovës kanë qenë në vij te parë bashkë me mjeket e shumë të tjerë prej fillimit të pandemisë. Ata janë të paret që u rrezikuan për shkak te kontakteve. Plotë prej tyre janë edhe bashkëshort/ çifte dhe orari prej 12 orësh i detyroi t’i lënë fëmijët pa përkujdesje dhe te rrezikuar. Prandaj ju pyes edhe njëherë kur saktë do tu kryhen pagesa prej 300 eurosh dhe te gjitha orët shtesë. Pra jo 100 e 200 por për te gjithë 300 euro pa dallim. Ata nuk duhet te diskriminohen as brenda policisë”, tha Kadaj-Bujupi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.