×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së: Albin Kurti pa Vjosa Osmanin presidente nuk e di se ku do ta kishte çuar Kosovën

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 18:05

    Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku ka thënë se Kosova është me fat që e ka Vjosa Osmanin presidente.


    Ajo në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se Osmani është duke e përfaqësuar siç duhet Kosovën.

    “Sinqerisht jam shumë e kënaqur që Vjosa Osmani është president e shtetit. Po e them shumë sinqerisht. Jam shumë e lumtur, sepse Albin Kurti pa Vjosa Osmanin presidente nuk e di se ku do ta kishte çuar Kosovën. Znj. Osmani po e përfaqëson Kosovën siç duhet. Në raport me Albin Kurtin nuk po bëjnë garë mes veti sepse janë pozitat e ndara. Me shkarkimin e Valdete Dakës mendoj se ka bërë gabim”, ka thënë Bunjaku.

    Më tutje deputetja e LDK-së, deklaroi se Osmani ka gabuar kur e ka shkarkuar Valdete Dakën nga KQZ-ja.

    “Unë nuk mendoj që duhet me e dhënë nënshkrimin për ta dërguar Vjosa Osmanin në Kushtetuese. Është një gabim i saj shkarkimi i Dakës. Ne ja kemi siguruar kuorumin znj.Osmani”, tha ajo.

    Ndërsa për sa i përket kryeministrit Albin Kurti, Bunjaku tha se Osmani është duke e ndaluar atë që të bëjë veprime të gabuara për shtetin.

    “Le të vazhdon sepse mendoj që është një fat I mirë që ajo është presidente dhe po e ndalon z.Kurti që të bëjë veprime të gabuara për shtetin. Mundem me thënë që është një gardiane e z.Kurti”, tha ajo në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!