×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së: Arben Vitia t’u kërkojë falje qytetarëve

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 12:28

    Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi ka kërkuar nga ministri Arben Vitia që t’u kërkojë falje qytetarëve për mosvaksinimin masiv siç ka premtuar.


    Krasniqi ka shkruar në Facebook se është e ulët dhe e pamoralshme që të manipulohen qytetarët për një çështje të ndjeshme siç janë vaksinat.

    “Ministri Vitija tani paska deklaruar se vaksinat anti-covid do të vijnë gjatë javës së ardhshme, ndonëse në një njoftim publik MSH kishte deklaruar javë më parë se nga 15 qershori do të zbatohet Plani i Veprimit për vaksinimin në masë, gjë që nuk ndodhi. Është e ulët dhe e pamoralshme të manipulohen qytetarët për një çështje kaq të ndishme si kjo me vaksinat. z. Vitija duhet t’iu kërkosh falje qytetarëve që i ke gënjyer se nga ajo datë do të nis vaksinimi masiv, ndërsa tani thua se vaksinat arrijnë në javën e ardhshme”, ka shkruar ajo.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar sot se nga java e ardhshme do të arrijë kontigjenti i parë i vaksinave të blera nga kompania Pfizer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!