×
  • Lajme
  • Lajme / Reagimi

    Deputetja e LDK-së: Kurti nga motoja “bleje tënden dikur – sot, godite tënden”

    Reporteri
    01 Qershor 2025 | 14:15
    Jehona Lushaku-Sadriu

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu, tha se prej sot me bekimin e Kurtit po hyn në fuqi shtrenjtimi i energjisë elektrike për prodhuesit vendor.

    Lushaku – Sadriu tha se qeveria në ikje dhe Kurti moton “Bleje tënden” e ka transformuar në “Godite tënden”.

    “Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë vendore, që prek çdo produkt që blejmë, çdo tryezë familjare, çdo xhep të qytetarëve”, shkroi ndër tjersh Lushaku – Sadriu.

    Ajo listoi edhe disa nga “goditjet” që do t’i marrë shteti pas rritjes së çmimeve për çdo gjë që prodhohet në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!