Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka publikuar një fotografi të ish-presidentit Thaçi me ish të dërguarin e ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në llogarinë e saj në Facebook.
“Shkëmbimi që u mbeti n’fyt!”, ka shkruar ajo duke iu referuar idesë që ekzistonte për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar më 15 shkurt se do të nderojë ish të dërguarin e posaçëm të Uashingtonit për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell.
Më 15 shkurt, Vuçiq, kur u pyet nga një gazetar për nderimin e Grenellit me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, tha se ishte vendim që e mori personalisht, pasi sipas tij, Grenell “avokoi për Serbinë”.
“Një nga të paktët që u përpoq të kishte një qasje të balancuar, u përpoq të dëgjonte palën serbe, avokoi që zëri i Serbisë të dëgjohej”, u përgjigj Vuçiq.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.