×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e Nismës–Osmanit: E dhimbshme të jesh kryetare pa parti

    Reporteri
    18 Shtator 2020 | 13:09

    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëresha Krasniqi, ka reaguar pasi që kryeparlamentarja Vjosa Osmani e quajti “deputete pa grup parlamentar”, kur ia dha fjalën në Kuvend.


    “Një deputete pa grup parlamentar e kemi për momentin. Kështu figuroni në shkresën që e kam unë, të cilën se bëj unë por administrata”, tha Osmani.

    Ani pse, kryekuvendarja u arsyetua se kështu shkruhet në shkresën e administratës, Krasniqi nuk e lëshoi pa e thumbuar.

    ”Deputete nga radhët e Nismës. Tash nuk e di a jeni LDK ju apo qysh me ia bë kësaj pune. Nëse të pengon emri i Nismës Socialdemokrate munde me thanë emrin dhe mbiemrin. Na jemi parti Socialdemokrate, për mu më e pranueshme është për mua si deputete pa grup, por jo si Kryetare pa parti. Disi është më e dhimbshme kjo farë pune”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!