Ka pasur shumë zëra rreth një iniciative të mundshme për zhbërjen e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, por që kjo u ndalë pas “kërcënimeve” nga ambasadorët e QUINT-it.
Por deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se atë personalisht asnjëherë asnjë ambasador nuk e ka kontaktuar lidhur me qëndrimet e saj politike dhe se nuk ka informacion se ku ka ngecur iniciativa për zhbërjen e Speciales.
“Aq sa keni ju informacione kam edhe unë, nuk ka ardh asnjëherë debat i tillë në Kuvend, përderisa nuk ka ardhur në Kuvend, unë nuk kam qenë kompetente për ta sjellë në Kuvend një iniciative të tillë, kështu që nuk kam ndonjë informacion me iniciativën se ku ka ngec. Jam qe dhjetë vjet deputete, asnjëherë asnjë ambasador i vendeve të QUINT-it nuk më ka kontaktuar për qëndrimet e mija politike”, ka thënë Musliu në REPORTERI/INTERVISTA.
Ajo ka thënë se cilido politikan, i cilësdo parti politike duhet të ndjehet përfaqësues i vendit të vend, më pastaj mirëkuptim e bashkëpunim.
“Nuk më ka kontaktuar as edhe një herë as një ambasador i vendeve të QUINT-it dhe nuk kam ndjerë asnjë dozë presioni as kërcënimi nga askush”, ka thënë Musliu.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.