×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së flet nëse do të pranonin koalicion me VV-në: As që po diskutojmë për këtë temë

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 15:41

    Partia Demokratike e Kosovës sot për herë të parë është mbledhur që pas mbajtjes së zgjedhjeve të 6 tetorit.


    Kjo parti ka mbajtur një takim me deputetët e rinj që do të jenë pjesë e grupit parlamentar.

    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net Blerta Deliu-Kodra.

    “Jemi takuar sot për herë të parë si grup parlamentar”, ka thënë ajo.

    E pyetur se a kanë biseduar për çështjen e koalicioneve dhe mundësinë eventuale të një koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, ajo ka thënë se në takimin e sotëm fare nuk kanë diskutuar për këtë çështje.

    “Nuk e kemi diskutuar këtë (çështjen e koalicioneve). Nuk e kisha komentu, është çështje e tyre (VV dhe LDK-së). Nuk dua të spekuloj për alternativa të ndryshme”, ka deklaruar Deliu-Kodra për Reporteri.net.

    Kujtojmë se dy partitë që kanë fituar zgjedhjet, VV dhe LDK kanë ndërprerë bisedimet për formimin e qeverisë së re për shkak se nuk po mund të merren vesh për çështjen e presidentit si dhe ndarjen e pozitave ministrore.

    VV e Kurtit e ka përsëritur disa herë se do të tenton me çdo kusht që ekzekutivin e ri ta formojë veç me LDK-në, dhe nëse kjo nuk ndodh ka paralajmëruar zgjedhje të reja. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!