Javë më parë tema kryesore ishte vjedhja e mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit, por kjo temë më pas u harrua pasi u rritën ndjeshëm rastet me coronavirus dhe u morën masa të reja, dhe më pas vëmendjen e morën arrestimet e krerëve të UÇK-së.
Sipas deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, qeveria Hoti po tenton t’i fshehë skandalet si ajo e vjedhjes si e mbi 2 milionë euro duke u fshehur pas pandemisë.
“Qeveria nuk mund të fshehët pas pandemisë me skandalet që bën”, ka thënë ajo në REPORTERI/INTERVISTA.
E pyetur se zyrtari i dyshuar për rastin në fjalë është nga PDK, ajo tha se nuk kushdo qoftë nuk mjafton vetëm ai të arrestohet, por të shikohet zinxhiri i tërë në implikimin e këtij rasti.
“Kushdo që është duhet të japë llogari, nuk mjafton veç të arrestohet, duhet të kqyret zinxhiri orgnizativ”, ka deklaruar ajo.
/Reporteri.net/.