×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së paralajmëron padi për burrin e presidentes Osmani: Më ka kërcënuar

    Reporteri
    02 Gusht 2021 | 10:50

    Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu ka thënë se burri i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu e ka kërcënuar.


    Zejnullahu ka paralajmëruar padi ndaj burrit të Vjosa Osmanit.

    “Do ta padis në organet e drejtësisë për kërcënimin që më ka bërë menjëherë pas kësaj séance. I njejti në mënyrë të pashpejgueshme ka veshur uniformën e FSK-së, andaj ju drejtohem me një pyetje ministrit të mbrojtjes, nëse edhe ai ka marrë kërcënim nga burri i presidentes”, tha ajo.

    “Në letrën kërcënuese, burri i presidentes mundohet të fshehë të vërtetën, duke thënë se vendi ku ndodhet shtëpia e tij është vetëm një vend punishte.

    Ai në letrën kërcënuese shkon aq larg sa që etiketon edhe mdiat që kanë publikuar fjalimin tim, si Gazetën Express dhe Gazetën Insajderi, duke i përmendur me emra”, tha ajo

    Në seancën e kaluar deputetja e PDK-së, kishte publikuar disa shifra duke thënë se Vjosa Osmani dhe burri i saj po marrin mijëra euro nga buxheti i shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!