Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se qyteti i Prishtinës duhet të bëjë vend për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit.
Musliu ka thënë se shpreson që të realizohet së shpejti një shtatore në kryeqytet e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo ka propozuar që shtatorja e Adem Jasharit në Prishtinë të vendoset në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ose “përball objektit të kuvendit”.
“Unë mendoj se sheshi kryesor duhet ta ketë shtatoren e Adem Jasharit. Unë me u pyet e kisha lanë në oborr të kuvendit, ose thjeshtë përball Kuvendit të Kosovës. Vend ka për ta vendosur shtatoren por duhet të ketë vullnet dhe gatishmëri. Unë po e përsëris prapë, me respekt për të gjitha shtatoret që janë në Prishtinë, por unë mendoj se të gjitha këto shtatore që ndodhen në Prishtinë do duhej të ishin vendosur prapa shtatores së komandantit Adem Jashari”, ka thënë ajo në një intervistë për RTK-në të hënën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.