×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së pyet Kurtin: Kur do të raportosh në Kuvend për takimin me Vuçiqin?

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 12:28

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se kryeminitri Kurti e ka obligim shtetëror dhe moral që të raportojë në Kuvend për takimet në Bruksel, sidomos atë me Vuçiqin.


    Musliu-Shoshi e ka pyetur publikisht se a do të raportojë në Kuvend, dhe nëse po kur do të ndodhë kjo.

    “Disa ditë në Bruksel, disa takime atje, por kryeministri ende në heshtje. Pyetja ime për kryeministrin është se a do të raportojë në Kuvend për takimin me Vuçiqin dhe kur do të ndodhë kjo?

    Është përgjegjësi shtetërore dhe morale ndaj qytetarëve qe kryeministri të tregojë në detaje për takimet në Bruksel, e jo që gjithçka të tentojë të përmbyllë me një status të vetëm në Facebook” shkruan Musliu-Shoshi në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!