E vetmja nga Lidhja Demokratike të Kosovës që nuk i dha votën Glauk Konjufcës për kryetar të Parlamentit ishte deputetja, Lirije Kajtazi.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ajo ka treguar arsyen se pse nuk ishte pro propozimit të Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Sipas saj, Konjufca mori mjaftueshme vota nga deputetët e Parlamentit. “Jo, s’e kam votuar. Qaq ka meritu, qaq ka marrë. LDK ka votuar, kam konsideruar se qaq ka mjaftuar”, është shprehur ajo.
Më tej, Kajtazi foli edhe për mundësinë që të arrihet koalicioni qeverisë ndërmjet dy partive. “Ne e kemi menduar mirë, kemi bashkëpunuar si opozitë, e kemi menduar se mundemi… Nëse na konsiderojnë si partner jemi të gatshëm derisa ata janë serioz. E dini qëndrimin e LDK-së”, është shprehur ajo.
Ndryshe, Glauk Konjufca në seancën e sotme mori 65 vota nga deputetët e VV-së, LDK-së dhe minoriteteve. Ndërsa, PDK, AAK, Nisma dhe Srpska votuan kundër dhe apstenuan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.