Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë nisur të shpallin fitues kandidatin e tyre për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Xhelal Svecla dhe zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka e shpallën fitues Bulliqin.
Edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e cila po qëndron në Podujevë me deputetë të tjerë dhe aktivistë ka bërë një gjë të tillë, por në të njejtën kohë e ka thumbuar keq ministrin Agim Veliu, ish-kryetar i Podujevës, që e la këtë pozitë për t’u bërë ministër.
“GAME OVER (Loja mbaroi). A ta la shej a jo ?”, ka shkruar ajo në Facebook. Kjo pjesa e fundit e fjalisë është thumbim për Veliun, i cili passi ishte shkarkuar nga pozita e ministrit të MPB-së nga Albin Kurti sa mbante pozitën e kryeministrit, kishte pohuar se “nuk ia la shej”.
Kujtojmë se fitues i zgjedhjeve doli Shpejtim Bulliqi edhe sipas projeksionit të Armend Mujës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.