×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së i kërkon koalicion LDK-së: Le ta bëjmë kryeministër Albin Kurtin

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 19:22

    Zërat për një koalicion të mundshëm mes VV-së e LDK-së janë shtuar shumë kohëve të fundit.


    Pas zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së edhe për një mandat, kanë ardhur reagime edhe nga deputetë të VV-së.

    Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se bashkëpuinimin VV-LDK, do të jap mundësinë e një qeverisje ndryshe.

    Sipas saj, kjo formë e bashkëpunimit do të ishte e paparë deri më tani.

    Por, sipas saj kryeministër duhet të jetë kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

    Ky është postimi i plotë i saj:

    Qytetarët e Kosovës e duan ndryshimin, e kërkojnë atë, e përjetojnë emocionalisht e dëshpërohen kur mudësitë nuk shfrytëzohen.

    Bashkëpunimi i Lëvizjes me LDK jep mundësinë e nisjes së një rrugëtimi të ri për një qeverisje ndryshe, për një model të paparë deri tani, angazhimi për një të ardhme çfare e dëshirojmë, për përmirësim të gjendjes.

    Por ndryshimi duhet të jetë i vërtetë, substancial e tërsor.
    E ndryshimin i kërkuar kaq shumë vjen vetëm me një qeverisje parimore, të guximshme e profesioniste.
    Me një Kryeministër të ditur e të pashantazhueshëm, me Albin Kurtin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!