Deputetja e Vetëvendosjes dhe aktorja, Adriana Matoshi me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka kaluar me sukses operimin.

Kalimin e kësaj sfide ajo e ka cilësuar si fitoren e saj të tretë.

Nuk mund të mos a mbaj premtimin. Po kthehna! Me fitoren e tretë. Prej ditës kur ju informova për sfidën tem të re, telefoni nuk u ndalë prej mesazheve e telefonatave”, ka shkruar ajo.

Reklamë

Vazhdimisht jam prezente në klinika e spitale të ndryshme. Kur shkoj e takoj prindë të pashpresë për fëmijët e tyne, ju jap motiv e tentoj me i gjetë fjalët ma të duhuna që ia ngrohin zemrën një prindi në ato çaste. Tash e di dhe vet sa peshë paska prezenca e fjalët e ngrohta.  Në situata të tilla jemi krejt të barabartë. Njerëz të thjeshtë prej trupi, shpirti e zemre. Sot po ndihem ma mirë. Iku dhe tumori i tretë”, ka shtuar ajo.

Postimi i plotë: