Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur lidhur me rastin e “Atentatit” në Shkup, për të cilin u aludua se ky informacion u konfirmua nga anëtarë të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Musliu në T7 tha se për këtë çështje, redaktori i RTK-së, Jeton Musliu do të duhej të ftohej në intervistim nga Prokuroria.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar juristja e mediave, Flutra Kusari, e cila tha Prokuroria nuk guxon ta ftojë në intervistim Jeton Musliun, pasi këtë të fundit e mbron Ligji për Mbrojtje e Burimeve të Gazetarisë.
Sipas saj, kjo do të ishte ndërhyrje flagrante në lirinë e medias.
“Jo, prokuroria nuk guxon me e ftu Jeton Musliun per me marre informata sepse ate e mbron edhe Ligji per Mbrojtjen e Burimeve te gazetarise. Kjo do te ishte nderhyrje flagrante ne lirine e medias.
Prokuroria duhet te hetoje shkeljen e konfidencialitetit nga ata qe kane obligim te ruajne konfidencialitetin. Kam shprese ne prokurorine e Kosoves qe nuk do te shkretoje kunder sinjalizuesit Jeton Musliu. Ai duhet te mbrohet e jo te hetohet”, shkroi Kusari në Facebook.