×
  • Lajme
  • Lajme

    Dërgimi i Speciales në Kushtetuese, OVL e UÇK nis takimet me grupet parlamentare të partive

    Reporteri
    26 Tetor 2020 | 15:08

    Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë nisur takimet me Grupet Parlamentare për të diskutuar rreth mandatit të Gjykatës Speciale.


    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka konfirmuar për Telegrafin se sot kanë zhvilluar takim me Grupin Parlamentar të PDK-së.

    “Sot jemi takuar me Grupin Parlamentar të PDK-së. Temë diskutimi ka qenë dërgimi për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, të mandatit që i ka skaduar Gjykatës Speciale”, ka thënë Klinaku.

    Ai ka shtuar se javën e kaluar të njëjtin takim e kanë mbajtur edhe me Grupin Parlamentarë të AAK-së dhe Nismës.

    Klinaku ka thënë se ftesë për takime të tilla kanë marrë të gjitha partitë e po ashtu edhe presidenti, kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!