Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka treguar se ishte ai që i ka dërguar për analiza mostrat e ujit.
Ai thotë se si pasojë e rasteve të shumta të helmimeve që ndodhën brenda një kohe të shkurtër, ai iu drejtua IKSHPK-së, “Hidrodrinit” dhe Institutit Rajonal në Pejë për të kontrolluar cilësinë e ujit pas reshjeve të shumta të shiut gjatë ditëve të kaluara.
“Në komunën e Deçanit ditët e fundit ka pasur reshje të shpeshta të shiut dhe meqë komuna jonë para një viti është përballur me një valë të madhe të helmimeve të qytetarëve nga uji i pijes, për shkaqe sigurie sot në mëngjes i jam drejtuar IKSHKP-së, Institutit Rajonal në Pejë dhe Ndërmarrjes Rajonale Hidrodrini në Pejë me kërkesën për Analiza të ujit të pijes”, thotë ai.
Ai shton se nuk ka vend për panik dhe se gjendja është nën kontroll.
“I lus qytetarët që mos të shqetësohen sepse gjendja është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.