×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet e Policisë

    Dërgohet në mbajtje një person nga Zveçani që kanosi Kurtin në rrjete sociale para disa ditësh

    Reporteri
    11 Janar 2025 | 9:02

    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh.

    Policia tha se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Zveçan 07.01.2025 – NN. Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 10.01.2025 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur kryeministrin e Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!