Pas konfirmimit të rastit të parë me virusin korona, ashtu si disa vende tjera në Kosovë që nga mbrëmë është futur në karantinë edhe fshati Dumnicë i Podujevës.
Ruzhdi Fazliu, kryetari i fshatit në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 ka deklaruar se për në infektivë sot është dërguar edhe babai i personit të prekur me këtë virus, nën dyshimet se edhe ai mund të jetë i infektuar.
Fazliu ka deklaruar se gjendja e personit që është prekur me koronavirus nga Komuna e Podujevës është e mirë. Ai thotë se ky person ka 11 dite që kishte ardhur në Kosovë.
“Gjendja e tij e mirë është njëherë. Para 3-4 mujve është shku në Itali, tash ka ardh në shpi në ditën e 11 ka pasur temperaturë, është shku në ambulancë në Podujevë edhe e kanë qu në intenzivë. Me konfirmimin që është pozitiv mbrëmë kanë ardh një ekip, vetëm kanë pyetur s’kanë bë kontrolla, para 10 minuta e kanë marrë edhe prindin e tij edhe e kanë dërgu në infektivë, ka pas grip ai edhe më herët, është i moshuar, për cdo rast e kanë dërgu me I bë kontrollat”, shton ai, duke bërë të ditur se në fshat sot gjatë ditës ka pasur pak lëvizje të njerëzve.
“Lëvizje nuk ka, pak më parë isha aty ku janë vendos policia, është 5 km prej shtëpisë tonë edhe lëvizje ka shumë pak po ju përmbahen rregullave që I ka dhënë ministria e Shëndetësisë”, deklaroi tutje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.