×
  • Lajme
  • Lajme / Rritja e çmimeve

    Deri në 10 euro një kilogram fasule

    Reporteri
    22 Tetor 2024 | 21:53

    Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore është e vazhdueshme.

    Së fundmi është vërejtur një ngritje e çmimit të fasules. E të shqetësuar për këtë janë qytetarët që frekuentojnë Tregun e Gjelbër në Prishtinë. Nga ana tjetër janë tregtarët ata që i arsyetojnë këto rritje.

    Qytetari, Xhevat Shala nuk është i kënaqur me çmimin e groshës.

    Ani pse, ky atë që e bleu në tregun në Prishtinë ishte i vitit të kaluar dhe me një çmim më të volitshëm.

    “Vallahin shtrenjtë edhe këtu 3.50 janë shtrenjtë se le mo tetë euro kjo është diçka baras me mish”, tha ai.

    E kishte edhe nga ata që sapo kishin dëgjuar për rritjen e çmimit të fasules.

    “Vallahin 8 euro qetash dëgjova 5 e kom pa 5 u kon”, tha qytetari tjetër, Gani Shabani.

    Se kjo rritje për shportën e qytetarit është e lartë e thotë edhe kjo qytetare.

    “Tetë euro është jashtë normales nuk e përballon asnjë qytetarë çmimin tetë euro, se çdo javë çdo shqiptar, çdo kosovarë pasulin e kena specialitet”, tha Indira Krasniqi – qytetare.

    Rritjen e çmimit, e pranon edhe vet shitësi që e bënë këtë punë që më shumë se 30 vite.

    “Çmimi vendor është nëntë euro apo dhjetë euro”, tha shitësi në Tregun e Gjelbër në Prishitnë, Përparim Ramadani.

    Ramadani thotë që shkak të rritjes ka më pak shitje.

    “Vallahin ma pak se spo kanë njerëzit , skanë parë çka bon me 100 euro pension a me 120 euro që ja kanë bo”, tha ai.

    Një tregtar tjetër tregon arsyen pse është rritur çmimi sivjet.

    Fasulja është një ushqim tradicional i tryezës shqiptare. Krahas kësaj, vlerat ushqyese që ka fasulja janë të larta.

    “I ka vlerat ushqyese të mira, përmban diku për 100 gram rreth 13/14 gram karbohidrate dhe diku 6 gram proteinë, domethënë e ka një përbërje të mirë yndyrë nuk ka , përmban zinkë pak më tepër dhe sasia e proteinës është ajo që ndihmon pak më shumë në rritjen dhe tonifikimin e muskujve, poashtu ndihmon kundër plakjes së lëkurës”, tha nutricisti Besnik Humolli.

    Sipas, Humollit konsumimi i fasules një apo dy herë në javë është i nevojshëm./Teve1/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!