×
  • Lajme
  • Lajme

    Derisa në Kuvend po mbahet seancë, Kurti nënshkruan peticionin me kërkesën për zgjedhje të reja

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 12:15

    Derisa në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare ku në rend dite është formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga ana e Qeverisë së Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kryeministri, Albin Kurti, po vazhdon të kërkojë zgjedhje të reja në vend.


    Ai sot ka dalë për të nënshkruar peticionin e iniciuar nga partia e tij, me kërkesën për zgjedhje të reja, shkruan Reporteri.net.

    Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ai ka kërkuar nga qytetarët që ende nuk e kanë nënshkruar peticionin, ta bëjnë një gjë të tillë.

    “Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, ka shkruar Kurti.

    Albin Kurti ishte në postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës për 51 ditë, pasi që Qeveria e tij u rrëzua me mocion mosbesimi i cili mori mbështetjen e 2/3 të deputetëve të Kuvendit.

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/885750455258173?__xts__%5B0%5D=68.ARCl4ji-j9ICi_E423SAlVtE4ME_FMT8aizfOF3LwgKmJDlDOWd8mpTePOH4_tiOHCphOMmefE7M5xc-jIOw4jWp3MKD8XS3p8-vwEIL6tn9nVytCiBobWgfIHKPJoI240iR2_ML6upm1C3yHpTfcmHcnVF5tjj4_zXoaI-C7WrqEqwvRkjpLv-5zlDVBjWbO5Uh8qqlk41AzM2RW5yo8Yqmw06qqjFpADpDXvl3DhOpGuipXsydD1Y7idzN3D95U6_eEI2TIbzwKa1i9ooS7-bB1t4Q7GywbQw437_dBPQ4VR4XOVCtZ4hxv7n9CuAWTLqARFzfMSc9Ufgwkvg7vJs&__tn__=-R

    /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!