×
  • Lajme
  • Lajme

    Derisa po votohet për shkarkimin e Vjosa Osmanit, Hoti me kabinetin shijon bukuritë e Rugovës

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 15:26

    Kryeministri Avdullah Hoti sot ka qëndruar në Pejë me disa nga anëtarët e kabinetit të tij.


    Ai pak minuta më parë ka publikuar disa fotografi nga Rugova, derisa ka thënë se bukuritë e kësaj ane janë të mahnitshme, shkruan Reporteri.

    Hoti ka thënë se ky rajon ka potencial të jashtëzakonshëm, prandaj edhe do të mbështetet në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike, nga Qeveria e Kosovës.

    Kujtojmë se në LDK gjatë ditës pritet të votohet shkarkimi i Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares dhe Kryesisë së partisë.

    Postimi i plotë:

    Osman Shala është prej të parëve Rugovas që ka nisë turizmin malor. Ai me familjen, presin mbi 400 vizitorë në vit nga mbarë bota! ?

    Bukuritë e kësaj ane janë të mahnitëshme! Sot ishim edhe në fshatrat Shkrel e Stankaj, vise të jashtëzakonshme për turizëm malor, e që janë zhvilluar edhe ekonomikisht falë investimeve në infrastrukturë që ka bërë Komuna e Pejës, me në krye kryetarin Gazmend Muhaxhiri!

    Ky rajon ka potencial të jashtëzakonshëm, prandaj edhe do të mbështetet në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike, nga Qeveria e Kosovës! ?‍??

    #rugovamountains #ilovepeja

    https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3384121661649164?__xts__%5B0%5D=68.ARAobFbfkfW2RQxZ8tuLHxbdgytCywei5N_79xxs5ryZn2VDw94dt7yfThZJKiqkSLXKy9wd2NXYP5lULZbYFRygWAqJy0iaTOwEtUuKDAvvRLFHyJqbJQEsSpxSZAWvNn7vDHWO6aEauyYg70DbZYxe78eW7RuDp78J7oKhUT23uAOU3zalewLtRGwEg4_chyfGSTlnQKppKa8yt6TnqX1uVb9pPxeCI80wnOgCWqtK0KxYFKFXD1tgiB6vjsFfu9cjqUovd8VeCPkbGRumM89n9AW99-sxejIpGEfz9M-a_9X30r8fT5X6ICgusCtvmT0hsP8Mae9S1diY8ZZH8f8Ibg&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!