Policia e Kosovës, gjegjësisht Drejtoria e Krimeve të Rënda, Njësia për Krime të Luftës ka arrestuar të enjten Dervish Krasniqin(1949), nën dyshimin se në vitet 1998-99 ka kryer krime lufte kundsr popullatës civile, shkruan Reporteri.net.
Një burim i Gazetës Online “Reporteri.net” ka bërë me dije se Dervish Krasniqi është arrestuar në pikëkalimin kufitar ndërmejt Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Han të Elezit.
Ky burim thotë se arrestimi i tij është kryer në mëngjesin e së enjtes, pasi që i dyshuari ka qenë në ‘stoplistë’ dhe ndaj tij është i ngritur një kallëzim penal mbi dyshimin e bazuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”
Me vendim të Prokurorit ai është dërguar në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë. /Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.