×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmia e pasagjerëve të autobusit që u aksidentua: Shoferi i arrestuar voziste në momentin e aksidentit

    Reporteri
    27 Korrik 2021 | 19:58

    Pesë pasagjerë të autobusit që u aksidentua të shtunën në Kroaci, e ku humbën jetën 10 udhëtarë, sot pasdite janë dërguar në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Sllavonski Brod për t’u marrë në pyetje si dëshmitarë


    Portali lokal kroat “SB online” ka publikuar detajet e marrjes në pyetje të dëshmitarëve nga zëvendësi i Prokurorisë së Qarkut në Sllavonski Brod.

    “Ne morëm në pyetje tre nga pesë pasagjerët që erdhën në Gjykatën e Qarkut. Vetëm tre prej tyre u morën në pyetje, sepse ata po prisnin urgjentisht për transport në Kosovë, dhe ne nuk përkthyes për ata të dy”, ka thënë zëvendësi i Prokurorisë së Qarkut, Franjo Kopuniq.

    “Dy dëshmitarë thanë se ata ishin në gjumë dhe nuk e dinin se kush po e ngiste autobusin, por një dëshmitar tha i dyshuari ishte ai që po voziste”, ka konfirmuar zëvendësi i Prokurorit të Qarkut, Franjo Kopuniq.

    Në pyetjen nëse udhëtarët e kishin parë duke vozitur të dyshuarin, Kopuniq tha se “ai dëshmitar e kishte parë atë dhe ishte zgjuar kur ndodhi aksidenti dhe pretendon se ai [i dyshuari] po voziste.

    U konfirmua gjithashtu se gjatë marrjes në pyetje pasagjeri e njohu shoferin e dyshuar.

    Gjithashtu u konfirmua që dy pasagjere, po e shikonin shoferin e dyshuar, por siç u përmend tashmë ato ishin në gjumë dhe nuk e dinin se kush po e drejtonte autobusin në kohën e aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!