Ka vdekur mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, Mentor Salihi, i cili kishte qenë në autoambulancën që u aksidentua ditë më parë në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKMF-së në Gjakovë, Arben Koshi.
Para disa ditësh ka vdekur edhe shoferi i autoambulancës, Skofiar Gjini, i cili vdiq pikërisht në ditën kur i kishte bërë një vit që ishte punësuar në këtë qendër mjekësore.
Në aksidentin e rëndë, që ndodhi më 30 qershor, u lënduan rëndë shoferi i autoambulancës, mjeku, tekniku dhe njëri nga dy të lënduarit që po barteshin nga një aksident tjetër.
Një dëshmitar, që ka folur për Klan Kosova për aksidentin, ka thënë se ky ishte aksidenti më i madh që ka parë ndonjëherë.
“Vec kur e ni kërsimën…kur dola, kerri ke i shkatërrum krejt, copat për toke, xhamat e ato”, ka deklaruar dëshmitari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.