×
  • Lajme
  • Lajme / Ngërçi

    Dështimi i 22’të për konstituim, Kuvendi del me njoftim për seancën e sotme

    Reporteri
    27 Maj 2025 | 22:32

    Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, të 22’ës me radhë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit.

    Në njoftim thuhet se seanca dështoi meqë nuk pati kuorum për vendimmarrje lidhur me komisionin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë. PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma, nuk kanë propozuar as sot deputetë për anëtarë të këtij komisioni, shkruan Reporteri.net.

    “Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 54 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati”, thuhet në njoftim.

    Kryesuesi Avni Dehari ka njoftuar se Kuvendi do të vijojë punimet e seancës konstituive më 29 maj, në orën 11:00.

    E propozuara e VV’së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!