Kryetari i partisë “Guxo” Faton Peci ka reaguar pas dështimit të sërishëm të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Peci për këtë ka fajësuar PDK-në, LDK-në e AAK-në, të cilët sipas tij me sjellje recidiviste, e pamundësuan procedimin tutje të themelimit të institucioneve të reja.
“Recedivistë në gabime! Pas mohimit të mandateve dhe bllokimit të seancës së parë të Kuvendit, opozita braktisi takimin konsultativ, dështuan sërish edhe në përpjekjen e dytë për të kontribuar në një zgjidhje institucionale. Me këtë sjellje recidiviste, opozita po e pamundëson procedimin tutje të themelimit të institucioneve të reja. Opozita e Kosovës po rrëshqet gjithnjë e më thellë në spiralen e bllokimit të institucioneve”, ka thënë Peci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.